
Shaban Sinani
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll sot në ndeshjen e fundit të grupit katër të Liga C në edicionin e katërt të UEFA Liga e Kombeve me fitore dhe me me 16 pikë të fituara përfundoi kët edicion që paraqet një sukses shumë madh pë FFM që drejtohet nga Muamed Sejdini dhe reprezentacionit që prinë seleksionuesi Bllagoja Milevski,
Pas ndeshjes seleksionuesi Blagoja Milevski para gazetarëve deklaroi:

“Ishim të vetëdijshëm që na pret një lojë edhe më e vështirë se ajo me Letoninë, por gjithë meritë për djemtë, meritojnë jo vetëm urime, por edhe respekt maksimal nga të gjithë ne. Shfrytëzoj këtë mundësi për këdo që është në krye, që futbollistët të luajnë në kushtet më të mira të lojës. Gjendja e fushës nuk është normale, qëllimisht nuk kam thënë asgjë deri më tani, djemtë punuan me durim, dhanë maksimumin dhe mendoj se meritojnë një fushë më të mirë” tha seleksionuesi Milevski
Maqedonia e Veriut në arenën ”Todor Proeski”në Shkup me një lojë mesatare mundi reprezentacionin e Ishujve Faroe me rezultatin minimal 1-0 me një gol që e realizoi Bojan Miovski në minutën e 62-të i cili shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes mysafire.
Duhret theksuar se gjatë 90 minutave reprezentacioni i Ishujve Farore krijoi disa raste por porta e Dimitrievskit mbeti e pa tundur.

Ishte kjo fitorja e pestë Maqedonisë së Veriut me radhë pas barazimit në ndeshjen e parë në Torshvan me Ishujt Faroe dhe më pas pasuan dy fitore kundër Armenisë, dy fitore kundër Letonisë dhe kjo e sotmja kundër Ishujve Faroe duke grumbulluar 16 pikë. Maqedonia e Veriut në gjashtë ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 10 gola dhe kla pranuar vetëm një gol. Ishte ky edicioni më suksesshëm i Maqedonisë së Veriut në garat e UEFA Liga e Kombeve ndërsa në edicionin e radhës do të garon në Liga B të UEFA Liga e kombeve.
Kundër Ishujve Farore reprezentacioni ynë luajti me këtë formacion

MAQEDONIA: Stole Dimiterievski, Ilievski, (Ashkovski) Zajkov, Serafimov, Ezgjan Alijoski, Jani Atanasov, Isnik Alimi, Enis Bardhi, Çurlinov (Lirim Qamili), Trajkovski (M.Ristovski), Miovski,
Seleksionues: Bllagoja Milevskl
ISHUJT FAROE: Reynatrod, Faero, Vatnhamar, Edmundason, Hansson, Benjaminsen, Hendriksson, Davidsen, Sorensen, Knudsen, Olsen
Seleksionues: Hakan Erikson
Armenia e cila konsiderohej favorite në këtë grup përfundoi e dyta me vetëm 2 fitore, një barazim dhe 3 disfata. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi në Riga Armenia mundi Letoninë 2-1 . Tabela përfundimtare e gript t në Liga C. 1 Maqedonia e Veriut 16 pikë, 2. Armenia 7 pikë, 3 Ishujt Faroe 6 pikë, 4 Letonia me 4 pikë.