Klubi i Mundjes Shkupi fitues i përgjithshëm në Turneun ndërkombëtar “Shkupi Open 2024”

Shaban Sinani

Ka  përfunduar me sukses turneu i parë ndërkombëtar i mundjes për  kategoritë e garuesve U-15, “Shkupi Open 2024” ku morën pjesë mbi 200 garues në të cilën fitues i përgjithshëm doli  klubi i mundjes Shkupi.

Pra  KM  Shkupi,doli fituesi i Kupës së turneut ndërkombëtar “Shkupi Open 2024” ndërsa Zaim Zaimi është shpallur mundësi më i mirë vendas, ndërsa trofeu “Shkupi Open 24” shkon për Ilhan Murtezin

Në këtë turne ndërkombëtar morën pjesë garues nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Sllovakia, Franca , Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bulgaria  dhe  mundës të ri nga klubet e vendit.

Mundësit e KM Shkupi arritën të fitojnë 8 vende të para,  3 vende të  dyta  dhe  3 vende të treta

Epiteti i mundësit më të mirë të turneut i takoj Ilhan Murtezi, mundësi më i mirë vendas u  shpall Zaim Zaimi,tekniku më i mirë  i takoi mundësit francez  Guigolaev Soslan, dhe mundësi më i mirë nga jashtë u shpall mundësi nga Turqia, Mehmet Akif Keskin.

Ekipet më të mira  janë:Vendi i Parë, KM.Shkupit , vendi ekipit Bulgar kurse vendi i i takoj ekipit Francez .

Vendet e oara dhe medaljet e arta të KM Shkupi fituan:

25 kg Jusuf Zaimi

30 kg Bamir Sejfullau

34 kg Ajan Murati

38 kg Zaim Zaimi

48 kg Abdul Aziz Azizi

52 kg Miraxh Mustafa

-48kg Ejub Azizi

62kg Ilhan Murtezi

Vendet e dyta dhe medaljet e argjendit i  fituan mundësit:

30 kg Bashkim Sulejman

34 kg Harun Memedi

-48 kg Besnik Rexhepi

Vendet e trta  dhe medaljet  të bronzit fituan:

25 kg Burak Sadiku

28 kg Jasin Memedi

30 kg Anuar Xhemaili

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *