Metoda hebraike e edukimit konsiderohet si më e mira në botë

Çdo kulturë ka mënyrën e vet të rritjes së fëmijëve. Ajo që është normale për disa mund të duket e çuditshme ose edhe e paligjshme për të tjerët.

Kohët e fundit, edukimi suedez është bërë gjithnjë e më popullor, duke u përqëndruar në të qenit i ekuilibruar dhe i thjeshtë, por njerëzit gjithashtu kanë filluar të eksplorojnë metodën hebraike, e cila bazohet në rregulla që duhet të respektohen në mënyrë rigoroze në mënyrë që fëmijët të rriten të sigurt, të suksesshëm dhe mendërisht njerëz të fortë.

Këto janë rregullat e arta që zbatohen kur bëhet fjalë për metodën hebraike të edukimit.

1. Mos u krijoni fëmijëve komplekse

Hebrenjtë kurrë nuk do t’i qortojnë fëmijët e tyre duke u thënë: “Nuk bëre mirë”, por do të thonë: “Si mund një fëmijë i mirë si ti, të bëjë një gabim të tillë?”

Qëndrimi i nënave hebreje shpesh është se fëmijët e tyre nuk kanë dhe nuk mund të kenë defekte. Edhe nëse i vërejnë, askush tjetër nuk duhet të dijë për ato.

2. Jepuni atyre liri në një sasi të arsyeshme

Edukimi hebre kombinon rregulla të rrepta dhe liri. Prindërit do t’u mësojnë fëmijëve kufijt deri ku mund të shkojnë nëpërmjet  bisedës dhe shpjegimeve të qarta.

3. Lavdëroni fëmijën sa më shpesh të jetë e mundur

Prindërit që ndjekin këtë metodë lavdërojnë fëmijët e tyre çdo herë kur është e mundshme. Ata vërejnë edhe detajet më të vogla dhe i inkurajojnë të sillen mirë. Ata besojnë se është e rëndësishme që t`i lavdërojnë fëmijët e miqëve dhe që fëmijët e tyre ta dëgjojnë atë sepse besojnë se kjo u forcon vetëbesimin dhe dëshirën për sukses.

4. Bëhuni shembull  i mirë për fëmijët tuaj

Ky rregull është shumë i thjeshtë dhe i qartë. Në kulturën hebraike besohet se prindi duhet të jetë një shembull i mirë sepse fëmijët imitojnë atë që shohin.

5. Shprehni fëmijëve dashurin dhe respektin

Duke ndjekur këtë rregull, metoda hebraike e edukimit thotë se një fëmijë duhet të rritet në një bashkësi të shëndetshme, të rrethuar me dashuri dhe bashkësi, në mënyrë që të rritet në një person me plot vetëbesim.

6. Аftësoni veten profesionalisht

Psikologët hebrenj kanë zhvilluar një sistem edukimi me të cilin çdo prind mund të njihet përmes kurseve. Ata besojnë se vetë aftësimi profesional i prindërve është thelbësor për një edukim të mirë. Kështu edhe fëmijët perceptojnë që mësimi i vazhdueshëm është çelësi i suksesit.

7. Mësoni fëmijët të përdorin kohën e tyre me mençuri

Fëmijët hebrenj nuk e dinë se çfarë është papunësia. Ata kanë shumë aktivitete dhe që në moshë të vogël u mësojnë atyre se është normale të jenë të zënë dhe të kalojnë kohën e tyre me mençuri.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *