
Janë luajtur ndeshjet e dyta të fazës çerekfinale play off në Euroleague në basketboll për meshkuj.
Fenerbahce, Monaco dhe Olympiacos udhëheqin 2-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar respektivisht ndaj Paris Basketball, Barcelona dhe Real Madrid.
E vetmja sfidë që është në barazim 1-1 është ajo mes Panathinaikos dhe Anadolu Efes, me turqit që fituan sfidën e dytë në Athinë.
Në “final four” shkojnë skuadrat që fitojnë 3 nga 5 ndeshjet çerekfinale.
Rezuleatet çerekfinaleve
(2) Fenerbahce – (8) Paris Basketball, 89-72 (2-0)
(3) Panathinaikos – (6) Anadolu Efes, 76-79 (1-1)
(4) Monaco – (5) Barcelona, 92-79 (2-0)
(1) Olympiacos – (7) Real Madrid, 77-71 (2-0)