ÇKA PO NDODH NË FUTBOLLIN  E MAQEDONISË KF GOSTIVARI I RIEVOLTUAR LARGOHET NGA FUSHA E LOJËS ?!

Shaban Sinani

Çfarë po ndodh me futbollin e  Maqedonisë së Veriut  sidomos në pjesë pranverore të kampionatit  2024/2025. Vetëm para  një jave  klubi I  futbollit  Voska Sport  në cilësinë e vendasit e  pakënaqur  me  ndarjen e drejtësisë në përballjen me Vardarin e lëshoi ndeshjen, ndërsa sot një situate e ngjashme  ndodhi në stadiumin e Maxharit   në ndeshjen Gostivari – Rabotniçki, ku  skuadra vendase ua  largua  nga terreni  në minutën e 84-të, sipas informacioneve jo zyrtare me urdhët të pronarit?

 Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe  organet e saja urgjent duhet të ulen dhe me koka  të kthjelltë  të shqyrtojnë situatën  aktuale  dhe të identifikojnë fajtorët kryesor për kë situate  dramatike në  futbollin e vendit e jo me dënime drastike të largojnë ekipet nga garaimi.

Tani për tani  ajo që mund të thuhet është pyetja  Çfarë në të vërtet  po ndodh në futbollin  e Maqedonisë kur  kanë mbetur vetëm edhe  katër xhiro  deri në  fund?

 Ndryshe  në  tre  ndeshjet  tjera  të zhvilluara  sot  u  shënuan këto rezultate;

 Shkëndija – Shkupi  3-3

Sileksi – Struga trim Lum 0-0

Pelisteri – Tikveshi  1-0

Gostivari – Rabotniçki 1-2  (ndërprerje)

Dje: Vardari – Besa  3-1

Tabelën e kryeson Shkëndija  me  63 pikë e ndjekur nga Sileksi  me 59 pikë,

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *