Premier League: Liverpool siguroi titullin kampion i Anglisë

Pas fitores në “Anfield” 5-1 ndaj Tottenham, Liverpool u shpall zyrtarisht dje kampion i Anglisë, për të 20-ën herë në histori, duke barazuar kështu rekordin që mbahej nga Mançester United.

Federico Chiesa është një nga 3 lojtarët që kanë fituar të paktën njëherë titullin kampion në Premier League. Dy të tjerët janë Mario Balotelli me Manchester City-n dhe Federico Macheda me Manchester United.

Por, Federico Chiesa ende nuk e merr dot medaljen e kampionit, për shkak të rregullave të vendosura në Premier League, ku një lojtar duhet të jetë aktivizuar të paktën në 5 ndeshje për të marrë medaljen nëse ekipi i tij shpallet kampion.

Italiani është aktivizuar deri tani në 4 ndeshje, asnjërën prej tyre nuk e ka nisur si titullar. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e dëmtimit që e la jashtë për një kohë të gjatë, gjë që ka ndikuar në formën jo të mirë dhe akoma nuk është përshtatur me stilin e Liverpool-it.

Gjithsesi, Arne Slot nuk ka ndër mend ta lërë italianin pa medalje, pasi në 4 ndeshjet e mbetura, holandezi do t’i japë mundësinë të tregojë vlerat e tij, pse jo ta nisë për herë të parë edhe si titullar.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *