
SHABAN SINANI
Pesë fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e mysafirëve me 21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 27 në ligën e dytë të futbollit vendor . Arsimi i Çegranit me fitoren e sotme kundër Bregallnicës së paku ka të siguruar balotazhin për kualifikim në elitën e futbollit. Bashkimi zhgënjeu me barazimin kundër Skopjes në Kumanovë.

Në stadiumin e qytetit në Gostivar në atmosferë impozante që krijuan mbi 1500 tifozë të pranishëm ekipi i Arsimit shënoi fitore historike kundë Bregallnicës së Shtipit me çka është një hapë pranë kualifikimit në elit⌂n e futbollit vendor. Arsimi sot e mundi Bregallnicën me rezultatin 2-1 edhe pse realisht në bazë të rasteve të krijuara rezultati duesheshte t♪7 jetë shumë më thellë. Autor t; golave pë vendsit ishin Ajredin Cuculi dhe Albana Taipi. Me tre pikët e sotme Arsimi tani me 58 pikë pozicionohet e dyta në tabelë pas makedonija Gj.P që ka 60 pikë.
Bashkimi para tifozëve vendas sot arriti të fiton vetëm një pikë në përballjen me Skopjen dhe kështu tani zbret në pozitën e tretë me 57 pikë
Rezultatet: Arsimi – Bregallnica 2-1, Bashkimi – Skopje 1-1, Bellasica – Detonit Plakovica 1-2, Kamenica Sasa – Vardari 4-2 , Makedonija Gj.P – Boreci 3-0, Novaci – Vardarski 3-0, Ohri – Kozhufi 1-0, Pobeda – Osogova 0-0/
Tabela: 1.Makedonija Gj.P 60 pikë, 2. Arsimi 58 , 3.Bashkimi 56, 4.Bregallnica 51, 5. Ohri 42, 6.Detonit Plaçkovica 40, 7.Bellasica 39, 8.Kamenica Sasa 36, 9.Skopje 35, 10.Kozhufi 33, 11.Novaci 32, 12.Pobeda 31, 13.Vardari Neg 30, 14.Osogova 23, 15..Boreci 13, 16.Vardarski 11 pikë.
Në xhiron e 28-të, më 6 maj (e martë) takohen: Boreci – Arsimi, Bregallnica – Bellasica, Detonit Plaçkovica – Ohri, Skopje – Pobeda, Kozhufi – Bashkimi, Osogova – Novaci , Vardari (Neg) – Makedonija Gj.P dhe Vardarski – Kamenica Sasa

