
Shaban Sinani
Tre ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të javës së 30-të të kampionatit në Ligën e Parë të futbollit vendor sollën në fitore të vendasve dhe dy barazime.
Derbi në Strugë mes kampionit në fuqi Struga Trim Lum përfundoi me barazim 1-1. Vendasit kaluan në epërsi me golin e Spirovskit në minutën e 48-të, ndërsa kuqezinjtë barazuan me golin e Liridon Latifit në minutën e 81-të. Pas kësaj ndeshjes Atruga Trim Lum është pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Shkëndija vazhdon kryesimin me 64 pikë apo katër më tepër se Sileksi në vendin e dytë.

Fitore të rëndësishme sot ka regjistruar ekipi I Besës nga Dobërdolli në përballjen me AP Brera të Strumicës me rezultatin 2-1. Autor të golave për ekipin Besa ishin Mexhit Nexiri në minutën e 9-të dhe Vlatko Stojanovski në minutën e 76-të, autori i golit pë AP Brera ishte Gjorgjievski në minutën e 71-të. Dy ekipet kanë nga 27 pikë.
Ndeshja në arenën “Todoro Proeski” mes Rabotniçkit dhe Sileksit përfundoi me barazim pa gola 0-0.
Shkaku i largimit nga garaimi të Gostivarit dhe Voska Sport, ekipi Pelisterit dhe Tikveshit fitojnë pikë zyrtarisht. Dje në stadiumin e Çairit, ndeshja Shkupi – Vardari përfundoi me rezultatin 0-2
Pas javës së 30-të tabelën e kryeson Shkëndija me 64 pikë, e ndjekur nga Sileksi me 50 dhe Rabotniçki me 56 pikë.
Java e 31-të zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 17:00. Takohen: AP Brera – Shkupi, Shkëndija – Rabotniçki, Tikveshi – Besa dhe Vardari Struga Trim Lum