BALOTAZHI PËR LIGËN E PARË: TË DIELËN NË ÇAIR  LUHET DUELI BESA – BASHKIMI

Shaban Sinani

Organet e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut  ka përcaktuar datën dhe vendin  e  ndeshjes së balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet  klubit të futbollit Besa të  Dobërdollit dhe klubit të futbollit Bashkimi të Kumanovës. Ndeshja   e balotazhit  Besa – Bashkimi  do të zhvillohet të dielën më 25 maj, me  fillim në orën 17:00,  në stadiumin  e Çairit, skuadra  fituese  nga  kjo përballje në kampionatin e ri  2025/2026  do të garon në Ligën e pare, ndërsa  humbësi  do të garon në Ligën e dytë. Ndryshe  Besa deri të balotazhi erdhi pasi kampionatin e rregullta  në ligën e parë që përfundoi  me  xhiron e 30  ishte  në pozitën e 10-të, ndërsa Bashkimi  me  heqjen e tre pikëve nga dueli me  Kozhufin  doli e treta  në renditjen përfundimtare.

Ndërkaq të shtunën me  fillim në ora 17:00,  në progaram janë edhe ndeshjet e balotazhit për kualifikim në Ligën e dytë

KF OSOGOVA– KF SHHKËNDIJA (Haraçinë ) në stadiumin e qyteytit në Kavadar  –

KF PRESPA – KF SLLOGA 1924   stadiumi në kampin stervitor të FFM-së

KF GOLEMO KONJARE – KF TETEKSI   stadium në Gkjorçe Petrov

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *