BUJANOCI NIKOQIRE  I EDICIONIT  JUBILAR  I 20-ti ME RADHË TURNEU MBARËKOMBËTARË I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15 “TËRNOCI 2025”

SHABAN SINANI

Nga  data  22 maj (e enjte  deri më 25 maj ( e diel), Tërnoci i  Bujanocit është nikoqire e edicionit të 20-të jubilar  Turneu Mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë U-15 me moton  “TËRNOCI 2025”.  Në kë manifestim sportive  gjithëkombëtar  si tradicionalisht  marrin pjesë ekipe  nga Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini dhe  ekipi nikoqir i Tërnocit.

Ekipet në Bujanoc  do të arrijnë  të enjten  në orët e pas ditës , ndërsa  hapja  zyrtare e  edicionit të 20-të jubilar do të bëhet të premten në stadiumin e klubit të futbollit Tërnoci në ora 16:00. Këtë e pohoi  koordinatori për për Bujanocin  Nexhat Aliu.

 Kujtomë se Turneu Mbarëkombëtarë i futbollit për fëmijë U-15, ka   nisur  në vitin  2003  me  iniciativën e Qendrës Kulturore për fëmijët e Durrësit  që atëherë drejtohej nga  Naim Kërçuku. Deri më tani  ku  manifestim mbarëkombëtar nga  katër herë  është zhvilluar  në Durrës, Tetovë, Pejë, Ulqin, ndërsa  edicioni i  jubilar  i 20-ti me radhë edhe në Tërnoc organizohet për të katërtën herë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *