
Shkëndija e Haraqinës, Teteksi dhe Slloga e Vinicës siguruan kualifikim në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut pas ndeshjeve të balotazhit q;ë I zhvilluan kundër Osogovës, Veliko Konjares dhe Prespës
Shkëndija e Haraçinës nga sezoni i ri do të luaj në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, pasi arriti të triumfojë në ndeshjen e balotazhit kundër Osogovës të luajtur në Kavadar.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli arriti të merr fitore me rezultat 2:1 dhe me këtë e siuguroi rikthimin në Ligën e Dytë.
Golat për triumfin e Shkëndijës në këtë duel i realizuan Aleksandar Gjorgjievski dhe Bujar Iljazi.
Së bashku me Shkëndijën e Haraçinës në Ligën e Dytë inkuadrohen edhe Slloga Vinica de cila në terrenin e kampit stervitor të FFM-s mundi Prespën, ndërsa Teteksi në syadiumin e Gjorçe Petrovit mundi ekipin Golemo Konjare/