
Me shpalljen e ekipit kampion dhe ndezjen e fishek zjarreve zyrtarisht përfundoi edicioni jubilar i 20-ti me radhë Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë kategoritë u-15, “Tërnoci 2025”.
Në finale luajtën reprezentacioni qytetit të Pejës dhe ai i Durrësit në të cilën ndeshje pas ekzekutimit të penaltive fitues dolën pejanët meqë në kohën e rregull dueli përfundoi me barazimi 1-1. Trofeun ekipit kampionë i dorëzoi kryetari i Komunës së Bujanocir Arbër Pajaziti. Për ekipin e Pejës ishte ky trofeu i tetë nga 20 edicionet e zhvilluara, Vendi dytë i takoi Durrësit, vendi i tretët nikoqirëve ekipit të Tërnocit, ndërsa vendi i katërti dhe i fundit u takuan Tetovës dhe Ulqinit.
Ndryshe në edicionin e 20 jubilar Turneu Mbarëkombëtar i Futbollit për fëmijë; U-15 u shënuan këto rezultate Tërnoci – Tetova 4-3. Durrësi – Ulqini 3-1, Peja – Tetova 2-1, në gjysmë finale Peja – Tetova 3-0 dhe Durrësi – Tërnoci 1-1 pas ekzekutimit të penaltive fitues doli Durrësi. Ndeshja finale PEJA – Durrësi 1-1 pas ekzekutimit të penaltive fituese doli Peja.
Pas përfundimit të pjesës sportive, në darkën solemne te hotel ROZAFA në Bujanoc u përfaqësuesit e ekipeve pjesëmarrëse ndanë dhurata të ndërsjella, ndërsa kryetari i i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti pesë koordinatorëve të ekipeve u ndau nga dhurat٥ modeste në shenjë të respektit të ndërsjellët dhe njëherit koordinatorit të Durrësit Eduard Salillari ia dorëzoi stafetën për organizimin e edicionit të 21-të që do të organizohet nga Qendra Kulturore e fëmijëve të Durrësit,
Në 20 edicionet e zhvilluara deri më tani Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini dhe Bujanoci ishin nga katër herë organizator të këtij manifesti gjithëkombëtar i sportit.

DURRËSI, TETOVA; PEJA, ULQINI, BUJANOCI
SPORTI DHE KULTURA NË PLAN TË PARË
Fëmijët shqiptarë në terrenet e futbollit janë duke e krijuar të ardhmen e kombit. Tetova, Peja, Durrësi, Ulqini, Bujanoci, tashmë disa vite me xhelozi janë duke e kultivuar Turneun Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë. Organizatorët, mbase të vetëdijshëm për peshën e takimeve të këtilla mbarëkombëtare, shpeshherë me sakrifica, kanë arritur ta ngrenë në piedestal këtë Turne, ku rezultati padyshim se është në plan të dytë. Qëllimi parësor ka qenë dhe është, shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progrese individuale dhe zhvillimin e kreativitetit. Sot, kur teknologjitë dhe mediet sociale gjithnjë e më shumë janë të pranishëm në përditshmërinë tonë, nuk duhet të harrojmë vlerën e sportit, si mënyrë për të mbetur të shëndetshëm, por edhe si mjet që t`i motivojmë fëmijët të kyçen në procesin e mësimit. Në projektin e Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinohet motivimi, sporti dhe kultura. Popullariteti i futbollit është krucial dhe në këtë mënyrë përkrahet dhe mbështetet ideja që të bëhen bashkë fëmijët shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës e më larg deri tek Arbëreshët e Zarës. Për t`u krijuar ky bazament, nuk ka qenë e rëndësishme paraja apo infrastruktura. Thelbësore ka qenë krijimi i një plani real, të qëndrueshëm dhe cilësor, disiplina, përkushtimi në realizimin e objektivave dhe durimi i domosdoshëm që rezultatet të bëhen të prekshme për të sjellë benefite të caktuara.
Ky turne, realisht, përmbledh gjithë përpjekjen e aktorëve që kanë vënë në lëvizje idenë madhore për të shpaluar dhe kultivuar futbollin te fëmijët në të gjithë qytetet shqiptare. Uroj që kjo frymë bashkëpunimi të përforcohet edhe më shumë dhe futbolli të jetë arenë, ku fëmijët do të promovojnë kualitetin e tyre dhe aspiratën e fuqishme për shoqërim.
Të shënoshedicionin e 20 jubilar Turneun Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë U-15, është e pa mundur që të mos përmendet ideatori zotëri Naim Kërçuku dhe Qendra Kulturore e Fëmijëve të Durrësit pasi kontributi dhe mundi i tij është shumë i madh.
Kontributi i ideatorëve, koordinatorëve, organizatorëve e i të gjithë atyre që bartën barë të aktiviteteve duke mundësuar realizmin është i një rëndësie të veçantë.
Le të vazhdojë tradita sportive, sporti le të jetë rrugë e bashkëpunimit e bashkimit kombëtar.
TURNEU MBARËKOMBËTAR I FUTBOLLIT PËR FËMIJË U-15
1. 2003 Në Durrës 1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Ulqini
2. 2004 Në Tetovë 1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Peja
3. 2005 Në Ulqinë 1.Tetova, 2.Peja, 3.Durrësi
4. 2006 Në Pejë 1.Peja, 2.Durrësi, 3 Tetova
5. 2007 Në Bujuanoc 1.Tetova, 2.Ulqini, 3.Tërnoci
6. 2008 Në Durrës 1.Peja, 2.Tetova, 3.Tërnoci
7. 2009 Në Pej 1.Tetova, 2.Durrësi, 3.Peja
8. 2010 Në Tetovë 1.Peja, 2.Tetova, 3.Ulqini
9. 2011 Në Bujanoc 1.Durrësi , 2.Peja, 3.Tetova
10. 2012 Në Ulqinë 1.Durrësi, 2.Tetova, 3.Peja
Në vitin 2013 Turneu nuk u organizua
11. 2014 Në Durrës 1.Peja, 2.Tetova, 3.Durrësi
12. 2015 Në Tetovë 1.Tetova, 2.Peja, 3.Durrësi
13. 2016 Në Pejë 1. Peja, 2.Tërnoci. 3 Tetova
Në vitin 2017 Turneu nuk u organizua
14. 2018 Në Bujanoc 1.Tërnoci, 3.Peja, 3.Tetova
15. 2019 në Ulqinë 1.Peja, 2.Durrësi, 3 Tetova
Në vitin 2020 Turneu nuk u organizua
16. 2021 Në Durrës 1.Peja, 2.Tetova, 3.Durrësi
17. 2022 Në Pejë 1.Tetova, 2.Peja, 3.Durrësi
18. 2023 Në Tetovë 1.Tetova, 2.Peja, 3.Tërnoci
19. 2024 Në Ulqinë 1.Durrësi, 2.Ulqini, 3.Tetova
20. 2025 në Bujanoc 1.Peja, 2,Durrësi, 3.Tërnoci
REPREZENTACIONET FITUESE NË 19 EDICIONET E ZHVILLUARA
VENDI I PARÊ VENDI DYTË VENDI I TRETË
PEJA 8 tituj kampion 5 vende të dyta 3 vende të treta
TETOVA 6 tituj kampion 7 vende të dyta 6 vende të treta
DURRËSI 5 tituj kampion 4 vende të dyta 5 vende të treta
TËRNOCI 1 titull kampion 1 vend të dytë 2 vend të treta
ULQINI ——————— 2 vende të dyta 2 vende të treta
ORGANIZATORËT E 19 EDICIONEVE NGA VITI 2003 -2024
DURRËSI 4 herë 2003, 2008, 2014 dhe 2021
TETOVA 4 herë 2004, 2010, 2015 dhe 2023
PEJA 4 hërë 2006, 2009, 2026 dhe 2022
ULQINI 4 herë 2005. 2012, 2019 dhe 2024
BUJANOCI 4 herë 2007, 2011. 2018 dhe 2025
25 Maj 2025 Zëdhënësi i Turneut Mbarëkombëtar SHABAN SINANI