Gashi: Transparenca,llogaridhënia dhe digjitalizimi kanë qenë bazë e punës një vjeçare

Kryetari i parlamentit Afrim Gashi sot ka prezentuar raportin për punën e tij 1 vjeçare në krye të këtij institucioni.
Ai në një takim me gazetar ka theksuar se transparenca dhe llogaridhënia kanë qenë baza e funksionimit gjatë 12 muajve të parë të mandatit.
“Një vit sfidues, por mbi të gjitha inkurajues. Me përgjegjësinë që më është besuar, kam punuar çdo ditë me vizionin për ta bërë Kuvendin një institucion më të hapur, më efikas dhe më afërt me qytetarët. Prandaj angazhimi im ka qenë i vazhdueshëm në këto shtylla:
Efikasitet dhe efektivitet, Transparencë dhe digjitalizim, Diplomaci parlamentare,Kuvend I hapur dhe I qasshëm, Llogaridhënie dhe funskion mbikëqyrës,Ngritje e kulturës politike.
Ky është vetëm viti i parë i mandatit, dhe në mënyrë empirike mund të vërehen rezultate pozitive në këto fusha, ndërkaq, me përulësi dhe vendosmëri do të vazhdoj të punoj çdo ditë që vizioni im për një Kuvend përfaqësues si shtëpi për të gjithë, të bëhet realitet i prekshëm për vendin dhe për qytetarët.”
Ka theksuar Gashi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *