
Në kampionatin evropian të mundjes në plazh që mbahet në Poreç të Kroacisë, mundësja nga Dobërdolli fiton vendin e tretë dhe medaljen e bronztë
Në kampionatin Evropian të mundjes në plazh që mbahet në Poreç të Kroacisë në kategorinë e femrave, një sukses të jashtëzakonshëm ka shënuar mundësija shqiptare 15 vjeçarja Ajla Kadriji nga Dobërdolli i Komunës së Vrapçishtit e ka përfaqësuar shtetin Korat. Ajla Kadriji është renditur e treta në Evropë duke u stolisur me medaljen e bronztë
Ky është një sukses jo vetëm për Ajlën dhe familjen e saj, por për gjithë komunitetin tonë – sepse tregon se përkushtimi në sport, që nisi vite më parë në Dobërdoll, po jep fryte në skenën ndërkombëtare.
Ajla është krenaria jonë dhe shembulli më i mirë se nga Dobërdolli lindin kampionë!
Kujtojmë se mundësia shqiptare nga Dobërdolla, Ajla Kadriji është fituese e medaljeve nëpër garat e ndryshme ndërkombëtare që do të thotë se me dinjitet përfaqëson shtetin kroat por edhe kombin shqiptar