KF Shkëndija njofton përfundimin e bashkëpunimit Adenis Shalën. Pavarësisht së klubit me kushte të përmirësuara ndjeshëm, lojtari zgjodhi të ndjekë një rrugëtim të ri.
Sulmuesi i krahut iu bashkua klubit tonë në verën e vitit 2021 dhe gjatë këtyre viteve ishte pjesë e rëndësishme e skuadrës, duke kontribuar me përkushtim dhe paraqitje pozitive, përfshirë sezonin e fundit kur kuqezinjtë u shpallën kampionë të Maqedonisë së Veriut.
Jemi të lumtur që fanella jonë ishte pjesë e rrugëtimit të tij zhvillues dhe se pikërisht te Shkëndija ai u formësua si një ndër anësorët më cilësorë të kampionatit, duke arritur më të mirën e tij në periudhën më të pjekur të karrierës deri tani.
Drejtuesit e klubit vlerësuan maksimalisht kontributin e tij, duke shprehur gatishmërinë për vazhdim bashkëpunimi me kushte të përmirësuara ndjeshëm. Megjithatë, pas një vendimi personal, lojtari ka zgjedhur të ndjekë një rrugëtim të ri.
KF Shkëndija e falënderon Adenisin për gjithçka ka dhënë gjatë qëndrimit në Tetovë dhe i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës së tij.