Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit fiton tri çmime kryesore në ‘Sundance Film Festival’

Filmi artistik nga Kosova, ‘Zgjoi’ me regji nga Blerta Basholli bëri historinë sot duke rrëmbyer tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.

“Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipën, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithe ne”, u shpreh Blerta përmes një video mesazhi me rastin pranimit të çmimit ‘Regjisorja më e mirë’, gjatë ceremonisë së ndarjes çmimeve.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *