Pas infektimit të 10 personave, mësues e nxënës me COVID-19, mbyllet shkolla e mesme në Pogradec

POGRADEC

Mbyllet shkolla e mesme e fshatit Buçimas në Bashkinë e Pogradecit. Burime bëjnë te ditur se mbyllja e shkollës ka ardhur pasi kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona më konkretisht 5 mësues (përfshi këtu edhe drejtorin e kësaj shkolle), 3 nxënës, sekretaria dhe sanitarja.

Mësohet se shkolla është mbyllur për t’u dezinfektuar ndërkohë që ditën e sotme njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka bërë të mundur dezinfektimin e plotë të saj.
Ndërkohë pas dizinfektimit pritet që kjo shkollë të hapet ndërsa procesi mësimore mund të realizohet i kombinuar.

Sipas burimeve janë kryer teste të shpejta dhe u janë marrë tamponë të gjithë personave të kontakteve të afërta të 10 rasteve të konfirmuara me Covid-19.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *