Zgjedhjet në Kosovë: Përmbysje e elitave në pushtet

Veton Surroi: Përmbysje e elitave në pushtet

Publicisti Veton Surroi i ka cilësuar zgjedhjet e sotme si një revolucion zgjedhor dhe përmbysje të elitave politike në pushtet.

Sipas tij, mandate i LVV është i paprecedentë pasi është kundër kapjes së shtetit.

Ai thekson se tashmë LVV dhe partitë që morën votën e qytetarëve kanë para një sfidë dhe shans për të ndërtuar koncensusin e ri për Kosovën si shtet funksional dhe anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

Reagimi i plotë i Veton Surroit:

• Më 14 shkurt Kosova prodhoi një revolucion zgjedhor, duke përmbysur konceptin e deritanishëm të elitave politike në pushtet.

• LVV morri mandatin e paprecedent të shumicës kundër kapjes së shtetit e për avancimin e tij si shtet zhvillimor, të drejtësisë sociale e sundimit të së drejtës.

• LVV së bashku me partitë e tjera të spektrit politik që morën votën e qytetarit të Kosovës janë para një sfide dhe shansi për ndërtimin e një koncensusi të ri për Kosovën si shtet funksional, demokratik e anëtar i familjeve të demokracive euro-atlantike.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *