Kauzat opozitare nën sjetullat e Zaevit

Ja si zhvillohen për momentin kauzat opozitare në Maqedoni, por duke qëndruar fort pas idesë se këtu qenka i mundur modeli ‘Albin Kurti’

Shkruan Emin Azemi

“Nëse sot zotëri Zaevi na bën thirrje që të futemi në Qeveri, ne natyrisht që do të vëmë kusht që BDI-ja të mos jetë aty”, tha Afrim Gashi. (TV 21)

Ja, pra cili na qenka ky kushti i fortë i opozitës te ne, që kufizohet thjeshtë në zëvendësim kolltuqesh nga njëra zuzë tek tjetra, por pa dhënë ndonjë ide konkrete se si do të projektohet në të ardhmen politkka e përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet e sistemit, përmes ideve e punëve konkrete…

Një opozitë që pa e matë forcën e vet në zgjedhje përpiqet të bëhet pjesë e pushtetit, duke arrnuar shumicën e re parlamentare me kërkesa minimaliste në formë të sadakaje, nuk e meriton të jetë pjesë e zhvillimit politik të një shoqërie.

Prirjet e tilla fëminore i kanë lënë me dekada pushtet pa opozitë të mirëfillt, kurse partitë në pushtet kanë ditur ta luajnë për mrekulli lojën e tyre hazardere të akomodimit….

Luje macë kryet e bullit!

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *