Gjendja në spitale: 1537 të shtruar me Covid dhe rreth 300 shtretër të lirë

Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet e qyteteve të tjera po mjekohen 1537 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 300 shtretër të lire spitalorë në kovid-qendra, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë të hospitalizuar 48 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 668 persona të dyshuar dhe kon firmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Shumica e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve të tjera, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur gjithsej 869 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur 30 pranime.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur shtatë pacientë të pranuar, ndërsa gjashtë janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle është pranuar një pacient I ri, ndërsa katër pacientë u pranuan në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.

Në 24 orët e fundit janë lëshuar 24 pacientë të shëruar.

Për momentin në kovid-qendrat në klinikat interne dhe kirurgjikale po mjekohen 319 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 136 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 146 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 37 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka 19 fëmijë, pozitivë me virusin Kovid-19 dhe në KGJO ka 11 paciente pozitive.

Numri I pranimeve gjatë ditëve të kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje drejt oksigjenit dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.

Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 76 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 60 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 38 pacientë, në Veles po mjekohen 68 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 143 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 112 në kovid-qendrën në Gostivar 36, ndërsa në Strugë 16 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 68 pacientë, në Koçan 34, në Kërçovë 23, Kavadar 69, ndërsa në Gjevgjeli 26 persona, pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.

Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejt të cilëve ka qasje me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *