A bëri Kurti pazare për zgjedhjen e Osmanit për presidente?

Gjithë ditën u fol për të e dilemën e shoi vetë ai. Adem Hoxha, erdhi në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të dielën pasdite.

Prezenca e deputetit nga radhët e komunitetit goran e bën kuorumin prej 80 deputetëve që duhet të votojnë në rrethet e kërkuara që një i tillë të konsumohet.

Në dy tentimet e para të së shtunës një votë mungonte për të arritur dy të tretat.

Sa akomodohet në ulëse, Hoxha, kontrollon telefonin.

Aty shihet se në orët e fundit ai kishte kontakte me shumë kë.

Pikaste ai me Kryeministrin Albin Kurti, që e ka të shënuar thjeshtë “ALBIN VV”, njofton Klan Kosova.

“Pesë minuta“ shkruhet në mesazhin e tyre të fundit.

Ishte Kurti ai i cili bindi deputetin goran që të marrë pjesë në seancën e këtij 4 prilli, duke bërë me të pazare që partisë që e udhëheq Hoxha, do t’i jepet një zëvendësministër në Qeverinë Kurti, dhe më shumë buxhet për Komunën e Dragashit, rajoni i Gorës nga vjen Hoxha.

Si pasojë e kësaj në votimin për presidente do merrte pjesë dhe deputeti Fadil Gashi, nga Iniciativa Rome i cili po ashtu të shtunën mungoi.

Kurti dikur acarohej kur pyetej se a do bënte pazar pikërisht për postin e presidentit.

“Ne nuk bëjmë pazare, ne nuk jemi si PAN-i”, kishte thënë ndër të tjera Kurti më 10 tetor të 2019.

Kjo pas pas zgjedhjeve të 6 tetorit të 2019 kur Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës arritën koalicionin dhe posti i presidentit pritej të mbetej vakant.

Ose me përfundimin e mandati të presidenti Hashim Thaçi ose me dorëheqjen e tij eventuale nëse do i konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale.

Kompromisi i së dielës nuk është i pari që e bëri Adem Hoxha, i cili është i afërt me Listën Serbe duke funksionuar edhe në grupin e tyre parlamentar.

Vota e politikanit goran ishte vendimtare edhe për një proces fortë të rëndësishëm në Kuvendin e Kosovës.

Më 21 Mars 2018, u ratifikua marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi dhe vota e Hoxhës ishte vendimtare e 80 që kërkohej për këtë marrëveshje ndërkombëtare.

Nuk dihet nëse akoma situata është e njëjtë por Adem Hoxha në vitet paraprake ka mbajtur detyrën e kryetarit të Komunës së Dragashit nën sistemin paralel të Serbisë.

Video:

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *