Anglia në finale për herë të parë në histori, e pret Italia

Anglia ka shkruar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, duke e mposhtur Danimarkën pas vazhdimeve me rezultat 2-1.

https://youtu.be/2djHS9ZvesQ

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë me të dy skuadrat që provuan të gjejnë hapësira në mbrojtjet kundërshtare, duke bërë lojë të kujdesshme.

Përveç disa gjysmërasteve, rrjetat heshtën deri në minutën e 30-të, momente kur Danimarka ishte më e mirë në lojë.

Goli i parë në ndeshje erdhi po në minutën e 30-të të takimit, kur i riu Mikkel Damsgaard shënoi nga goditja e dënimit mbi 25 metra (1-0)

Ky ishte goli i parë nga gjuajtja e lirën në këtë Euro 2020 dhe një nga më të bukurit në këtë kampionat.

Por Anglia nuk u dorëzua dhe filloi të rrezikojë më shumë.

illimisht rast të mirë kishte Raheem Sterling në minutën e 38-të, por goditja e tij nga brenda zonës u prit nga portieri danez.

Por sulmet e shumta iu shpërblyen në minutën e 39-të, kur pasimin e Bukayo Saka e ktheu në portën e tij Simon Kjaer, në tentim për ta larguar topin (1-1).

Anglia ishte më e mirë në vazhdime duke provuar të krijojë raste. E kjo iu shpërblye kur Raheem Sterling u pengua në zonë pas një depërtimi në minutën e 112-të dhe gjyqtari drejtoi gishtin nga 11-metërshi.

Edhe pse danezët reaguan, vendimi nuk u ndryshua.   Harry Kane huqi nga penalltia fillimisht, por nga topi i kthyer shënoi për 2-1.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *