Nxënësit e shkollave të Komunës së Çairit fitojne vendet e para në garat shtetërore

Edhe pse po kalojmë kohë të vështirë pandemike, fëmijët gjithmonë na bëjnë krenar. Sot kisha kënaqësinë dhe nderin të jem nikoqir i nxënësve dhe mentorëve të shkollave fillore të Komunës së Çairit: “Hasan Prishtina”, “Vasil Gllavinov”, “Ismail Qemali” dhe “Kongresi i Manastirit”, të cilët kanë arritur shumë suksese në gara rajonale dhe shtetërore duke marrë vendin e parë, të dytë dhe të tretë ka shkruar ne rrjetin social kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu transmeton Info7.mk.

Ata triumfuan në fusha të ndryshme biologji, informatikë, gjuhë angleze, astronomi, modelim të anijeve kozmike e muzikë.

Nxënësve, mentorëve të tyre, sikurse edhe drejtorëve të shkollave u urova shumë suksese dhe i përkujtova që asnjëherë nuk duhet të largohen nga rruga e diturisë.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *