Çmimet e derivatefe të naftës rriten pë 1 denar

Çmimi i shitjes me pakicë i derivateve të naftës do të rritet për 1.48% në raport me vendimin e datës 30.08.2021, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë, transmeton TV21.

Euro Super BS-95, Euro Super BS-98 dhe dizeli do të rriten për 1 denarë, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të rritet për 0.50 denarë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,824 denarë/kilogram.

EUROSUPER BS 95 – 72,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS 98 – 74,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) – 63,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 37,843 (denarë/kilogram)

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *