Ganiu takon artsiten Teuta Jegeni

Kënaqësi që sot isha nikoqir i aktores shumë të respektuar Z.Teuta Ajdini-Jegeni. Ajo na bëri aq krenar me suksesin e arritur në fushën e kinematografisë fillimisht në Venedik, e një ditë më parë edhe në Tokio me filmin “Vera andrron detin”, por edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë ndër vite për promovimin e vlerave teatrale, artistike dhe kulturore. Me këtë rast theksova se të arriturat e aktorëve tanë në fushën e teatrit apo kinematografisë janë të arritura të gjithsecilit prej nesh. Ndërsa, mbështetja ime dhe e institucionit që drejtoj për kulturën në përgjithësi, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në nivelin më të lartë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *