Besimi: Deri në fund të vitit ka gjasa të përmirësojmë realizimin e shpenzimeve kapitale.

Në këtë periudhë të vitit të kaluar kemi pasur realizim më të ulët të shpenzimeve kapitale se në këtë periudhë të këtij viti. Vitin e kaluar kemi arritur të kemi një realizim prej 81% dhe nëse kemi sukses në konvertim deri në fund të vitit do të kemi një realizim më të madh të shpenzimeve kapitale në krahasim me atë të mëparshëm.Mekanizmi CAPEF është në atë drejtim. Gjegjësisht, sot ka hyrë mekanizmi CAPEF për tremujorin e fundit, që do të thotë se ato që ishin konfiskuar 25 milionë euro një muaj e gjysmë më parë, pra në fund të shtatorit, sot janë kthyer rreth 15 milionë euro në institucionet që kanë arritur të realizojnë 70. % e investimeve kapitale. Pra, ne kemi gjasa të përmirësojmë realizimin e shpenzimeve kapitale.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *