Kasami takon anëtarët e kryesisë së Forumit Akademik për Shkencë

Në ambientet e Komunës së Tetovës realizova takim pune me anëtarët e kryesisë së Forumit Akademik për Shkencë dhe Art i Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Prof dr Hasan Jasharin, Prof Dr Avzi Mustafën, Prof Dr Xheladin Muratin dhe Prof dr Zeqir Kadriun.Në këtë takim u ngritën disa iniciativa për partneritet në çështjet me rëndësi për arsimin dhe trashëgiminë kulturore të Shqiptarëve për të cilat shkenca duhet të jep kontributin e saj. Në radhë të parë, u bisedua per organizimin e përbashkët me Akademinë e shkencave të Shqipërisë, festa e 7 Marsit, përvjetorit të Kongresit të drejtëshkrimit të gjuhës shqipe si dhe shumë çështje tjera që e tangojnë shoqërinë tonë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *