Ali Ahmeti: Më pikëlloi lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tim Daut Zeqiri

Ka nderruar jete Luftetari dhe veteran i UÇK-s. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zeqiri dhe bashkëveprimtarët e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Më poshtë statusi i plotë i Ahmetit:

Me pikëllim pranova sot lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit dhe mikut tim, Daut Zeqiri.

Dauti la pas vetes një kontribut të jashtëzakonshëm në kauzën kombëtare që nga vitet e ’80-ta si pjesëmarrës në tre luftërat çlirimtare të kombit dhe me krenari do ta përcjellim brez pas brezi kujtimin për të si shembulli më i mirë i atdhedashurisë.

Shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjes së Daut Zeqirit dhe bashkëveprimtarëve të tij.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *