Zbulohet telefoni i ardhshëm i palosshëm i Samsung-ut

Telefoni i palosshëm i parashikuar nga Samsung-u për vitin 2022 është zbuluar nga SmartPrix, nga burime të besueshme.

Pamjet e telefonit Galaxy Z Fold 4 tregojnë një dizajn të përgjithshëm të ngjashëm me paraardhësin e tij, Z Fold 3.

Me një ekran mbulesë 6.2 inç dhe një ekran të brendshëm të palosshëm 7.6 inç, por me një konfigurim të ridizajnuar të kamerës së pasme të frymëzuar nga Galaxy i këtij viti S22 Ultra.

Ekrani i brendshëm besohet se do të ketë edhe një kamerë selfie nën ekran.

Versioni i ri i këtij viti ka siguruar përmirësime të performancës, të cilat janë shumë të nevojshme.

Mbrapa ka tre kamera të pasme, njësoj si vitin e kaluar, por SmartPrix nuk ofron asnjë detaj se cilat mund të jenë specifikat e tyre.

Sakaq, nuk ka asmjë shenjë për një shkrues S-Pen, për të cilin është raportuar se do të vinte në pajisjen e palosshme të këtij viti.

Z Fold 3 ofronte mbështetje S-Pen, por nuk kishte vend të integruar për ta ruajtur atë. Në vend të kësaj, klientët duhej të blinin një kuti telefoni për ta vendosur atë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *