Kosova e nis me fitore Ligën e Kombeve

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Ligën e Kombeve, teksa arriti që të mposhtë kombëtaren e Qipros.Ndeshja e zhvilluar në qytetin e Larnaca, përfundoi me rezultatin 0-2 për dardanët.Golin e parë e shënoi mesfushori Valon Berisha në minutën e 65-të të pjesës së dytë.

Ndërsa, Edon Zhegrova thelloi epërsinë e Kosovës, në minutën 78-të duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.

Kosova bën pjesë në grupin 2 të Ligës C, së bashku me Qipron, Greqinë dhe Irlandën e Veriut.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *