Deputetët e pushtetit dhe të opozitës me akuza të ndërjsella për Komisionin për çështje evropiane

Deputetët e pushtetit dhe të opozitës mbrëmë dolën me akuza të ndërsjella për incidentin në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, ndërsa përmes kumtesës qëndrimin e tij e kumtoi edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Kabineti i Xhaferit kumtoi se është thirr koordinim urgjent në të cilin janë ftuar të gjithë koordinuesit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, por, sipas kumtesës së Kabinetit të tij, kanë marrë pjesë vetëm koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski, nënkryetari i Kuvendot, Goran Misovski dhe deputetja nga Alternativa Safije Sadiki Shaini. Nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare të VMRO-DPMNE-së dhe të Aleancës për Shqiptarët.

Xhaferi, siç theksohet, e konvokoi koordinimin pasi anëtarët e VMRO-DPMNE-së opozitare pas dy orëve të plota me vërejtje procedurale kundërshtuan që të votohet rendi i ditës të Komisionit për çështje evropiane, i cili megjithatë ishte votuar.

“Në koordinim është sjell konkludim se Rregullorja kuvendore i jep të gjitha mundësitë për punën e Kuvendiot dhe nuk lejon dhunë në cilën do formë. Në koordinim gjithashtu u konkludua edha ajo se qytetarët vetë do të vlerësojnë nga incizimet të cilat qarkullojnë nëpër rrjetet sociale i cili e shkaktoi incidentin në Komisionin për çështje evropiane. As në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk lejohet dhuna ndaj kryesuesit me seancën në trupin e punës të Kuvendit”, theksohet në kumtesë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *