Temperaturat e larta nga faza e portokalltë, Qeveria me rekomandime për qytetarët

Nga sot shteti është prekur nga temperatura të larta të fazës së portokalltë. Prandaj, Qeveria miratoi rekomandime për lirimin nga puna të grave shtatzëna dhe të sëmurëve kronikë.

Në kopshte rekomandohet të mos ushtrohet aktivitet fizik në ambient të hapur dhe të mos nxirren fëmijët jashtë nga ora 11 deri në orën 17. Punëdhënësit t’i respektojnë detyrimet ligjore në drejtim të disa proceseve teknologjike dhe prodhuese, të cilat paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve.

“Ekipet do të shpërndajnë shishe me ujë, ndërsa sipas nevojës do të masin tensionin e qytetarëve të cilët  do të ankohen për probleme shëndetësore. Të gjithë qytetarët do të marrin këshilla për mënyrat e parandalimit të temperaturave të larta. Në rastet e intervenimit, nëse vërehet ndonjë problem më i rëndë shëndetësor, ekipet do të transportojnë në institucionin më të afërt shëndetësor, ose ndërkaq në shtëpinë e personit që ka nevojë për terapi në kushte shtëpie”, informojnë nga Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit.

Në pikën e pastrehëve të Kryqit të Kuq në Momin Potok, në dispozicion është edhe numri i telefonit celular 071/223-972 për raportime nga qytetarët për persona të pastrehë që janë prekur nga vala e të nxehtit. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *