Fluksi i turistëve në Vlorë, të gjitha apartamentet të prenotuara në gusht

Tendenca e viteve të fundit për rezervimet e apartamenteve përmes arbnb për të kaluar pushimet, e jo më vetëm nëpër hotele, është përhapur gjerësisht edhe në qytetin bregdetar të Vlorës.

Fluksi është i lartë nga fillimi i muajit korrik e deri në shtator. Aktualisht janë të zëna të gjitha ambientet në Vlorë, ku vetëm pas muajit gusht mund të gjenden hapësira të lira.

Edhe muaji Tetor ka rezervime për apartamente, kryesisht nga të huajt. Ata që dominojnë janë italianët, por të shumtë janë edhe spanjollët, apo dhe pushues nga destinacione të largëta si Kili apo Argjentina.

Një  apartament varion nga 29 euro në lagjet e qytetit te Vlorës ndërsa në zonën e Lungomares çmimi shkon  nga 70-100 euro.

Top Channel

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *