Pasojat e njerëzimit nga fatkeqësitë natyrore janë rezultat i gabimeve veta

Autor: Daut Emini, magjister i ndërtimit

Nga vizita e vendeve të prekura nga termeti në Shqipëri kam përfunduar se termetet nxjerrin në sipërfaqe gabimet njerëzore. Pikërisht këtë zbuloi termeti i fundit në Durrës dhe rrethinë! Tragjedia njerëzore ndodhi si pasojë e ndërtimeve pa standarde, pa kontrollin e nevojshëm ligjor nga shteti, bashkitë dhe komunat, pa kontrollin e nevojshëm ligjor të stafit profesional, përgjegjësit të ndërtimit dhe mbykqyrjes.

Në Durrës dhe rrethinë janë rrënuar objekte sikur të kishin qenë të ndërtuara nga rëra, qelqi ose balta. Janë parë objekte shumë katëshe që kanë rra në tokë, katet të paluara njëri mbi tjetrin, sikur të ishin libra që kanë rra nga rrafti dhe jo kate të objekteve të ndërtuara nga betoni dhe hekuri!

Kur ndaloja para një objekti të rrënuar, më dilte hija e profesorit të ndjerë përpara, Nijazi Hoxha, dhe më thoshte: “Shikoje këtë objekt, atë objekt,…, si janë rrënuar! Kjo nuk guxon t’i ndodh një inxhinjeri! Pikërisht për këto ndërtime pa standarde u kam folur dhe u kam këshilluar gjatë studimeve! Si mendon tani kur i shikon këto rrënime, a mund të mbetet njeri i gjallë nga këto rrënime?! E kupton se fajtorë, për këto rrënime, nuk është termeti, por ato që e kanë ndërtuar dhe ato që kanë pasur obligim ligjor të kontrollojnë ndërtimin nga themeli në kulm! Këto banorë, të këtij objekti të rrënuar, nuk i vrau tërmeti, por ato që e ndërtuan në bashkëpunim me ato që është dashur ta mbikqyrin!” Po profesor, keni pasur shumë të drejtë, dhe kjo që po shohim është provë e gjallë që vërteton se keshillat që na keni dhënë, kanë qenë, jo vetëm profesionale, edhe humane! Ju, gjatë gjithë kohës na këshilluar si të kujdesimi për shpëtimin e jetës së njerëzve, edhe nëse objekti dëmtohet në shkallë të lartë dhe të mos kenë fatin e këtyre objekteve, të rrënohen për tokë!

E kisha vështirë të ndahem nga hija e Profesorit! Nga do që shkoja, kudo që ndaloja, të analizoj objektet e dëmtuara lehtë ose të rrënuara për tokë, ai më para dhe më thoshte: “Shikoje, këtë, shikoje atë, ja ky objekt është dëmtuar rëndë, por nuk ka rra në tokë, dhe në këtë objekt nuk ka asnjë të vdekur! Shikoje ky objekt që ka rra në tokë, si të ishte i ndërtuar nga rëra, nuk ka shpëtuar asnjë banorë, janë me qindra kanë vdekur…!”

Kjo vizitë më mjaftoi për të vazhduar në vazhdim me analizën e faktorëve që ndikojnë në shkatërrime masive të objekteve, dhe si pasojë regjistrohen numër i lartë i viktimave. Dhe në fund të kësaj pjese, nuk mund të mos jemë mirënjohës dhe ta falenderoj edhe njëherë Profesorin, Nijazi Hoxha, për këshillat profesionale! –vazhdon-

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *