KF Besa e Dobërdollit, një skuadër që ka ardhmëri, që duhet të përkrahet nga të gjithë

Shaban Sinani

Klubi i futbollit Besa nga fshati Dobërdoll, komuna e Vrapçishtit në kampionatin ri 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor në bazë rezultateve në pesë xhirot e para, në bazë organizimit, fondit të futbollistëve cilësor dhe me përkrahjen e publikut dhe përkrahjen e madhe të investitorëve vëllezërit Zijadin dhe Elham Tairi, konsiderohet një nga ekipet favorite për inkuadrim në elitën e futbollit vendor
Besa kampionatin e nisi me katër fitore ë njëpasnjëshme duke filluar nga transferta me Osogovë, fitoren para publikut vendas kundër Bellasicës, fitoren kundër Novacit në Manastir dhe sërish para publikut vendor mundi Sasa Kamenica, ndërsa në xhiron pestë pësoi në transfertë nga Detonit Pllaçkovica, ndërsa me lojë të shkëlqyeshme barazoi me Vardarin në ndeshjen të vlefshme për Kupë, por pas ekzekutimit të penaltive u eliminuan nga garat e mëtutjeshme të Kupës.
Por garat vazhdojnë ndaj në asnjë mënyrë nuk duhet demotivuar nga eliminimi nga garat e Kupës, pasi që ditën e shtunë ekipi ka një ndeshje shumë, shumë të rëndësishme për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit me që përballet me liderin në renditjen tabelore ekipin e Kozhufit nga Gjevgjelia, që aktualisht ka të fituara të gjitha ndeshjet .

Të gjithë ata që e duan futbollin, të gjithë përkrahësit e KF Besa dhe jo vetëm të shtunën duhet të përkrahin denjësisht këtë skuadër për të vazhduar rrugëtimin e saj drejtë realizimit të ëndrrës për kualifikim në elitën e futbollit vendor.

Besa për realizimin e qëllimit ka kapacitet për çdo sfidë që e pretë në radhët e veta ka futbollist me përvojë ndërkombëtare si Armend Alimi, Izair Emini, Burim Sadiki, ka perspektivat e futbollit si Zani Nazifi, Fiton Ademi, Oktaj Rakipi por ka edhe Xhemail Esatin idhullin e rinisë nga Dobërdolli, duke mos e lënë pa e përmendur portierin Dejan Siljanovskin, Maliq Belulin, Fatmir Arif , Lavdrim Skenderi , Kristijan Dragarski e të tjerët të cilët gjithmonë janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre.
Të gjithë e dinë se pronarët e KF Besa kanë krijuar kushte infrastrukturore p♪7r Akademinë e futbollit që drejtohet nga Amir Veliu.
Pra është momenti që të shtunën në ora 15:00 të gjithë adhuruesit e futbollit të jenë përkrahje dinjitoze në ndeshjen derbi të javës së gjashtë mes KF Besa – KF Kozhufi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *