Qeveria gjermane debaton për teknologjinë kineze 5G

Komponentët nga Kina mund të zhduken në një masë të madhe nga rrjetet celulare gjermane. Por qeveria gjermane e ka të vështirë të marrë një vendim. Operatorët e rrjetit paralajmërojnë për rreziqet.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane bëri thirrje për kujdes në debatin për përdorimin e komponentëve nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetin mobil gjerman 5G.

“Nuk ka asnjë vendim këtu nga qeveria gjermane,” tha zëdhënësi të mërkurën në lidhje me konsideratat e Ministrisë Federale të Brendshme për të ndaluar plotësisht përdorimin e tij në rrjetin bazë 5G deri në vitin 2026. “Edhe tani në zgjerimin e rrjetit e 5G “ka standarde të larta dhe strikte për përdorimin e komponentëve kritikë.” Kjo qasje e diferencuar ka rezultuar efektive sipas mendimit të Ministrisë Digjitale.

Qeveria federale tani do të debatojë nëse janë të nevojshme masa të mëtejshme, tha ai. “Në të njëjtën kohë, duhet pasur parasysh që mbulimi kombëtar me internet celular të qëndrueshëm, të shpejtë dhe të përballueshëm të mbetet i sigurt”, theksoi zëdhënësi i ministrisë së drejtuar nga FDP. Për më tepër, operatorët e rrjetit duhet të ruajnë pronësinë e rrjetit të tyre dhe nuk duhet të krijohen varësi.

Ministria e Brendshme, e udhëhequr nga SPD dëshiron të ndalojë përdorimin e komponentëve kritikë nga të dy prodhuesit kinezë në rrjetin bazë të 5G nga 1 janari 2026. Në të ashtuquajturin rrjet aksesi dhe transporti, operatorët e rrjetit si Deutsche Telekom ose Vodafone duhet gjithashtu, bazuar në këto konsiderata, të kufizojnë ndjeshëm pjesën përbërëse të të dy kompanive në një mesatare prej 25% deri më 1 tetor 2026.

Çështje e “sigurisë kombëtare”

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock (Të Gjelbrit) deklaroi në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork se “nevoja për të mbrojtur infrastrukturën tonë kritike është evidente”. Kjo ishte përshkruar tashmë në strategjinë për Kinën dhe gjithashtu në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare, tha ajo në përgjigje të një pyetjeje të DW të mërkurën (me orën lokale). “Siguri nuk është vetëm aftësia për të mbrojtur veten me armë dhe veprime ushtarake, por gjithashtu – në kohë digjitalizimi – për të mbrojtur infrastrukturat kritike,” vazhdoi ajo.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *