Ky thuhet të jetë njeriu që ‘mban çelësin e armëpushimit në Gaza’ – Hamasi i vendosur “për ta shkëmbyer” atë me pengjet izraelitë

Hamasi po kërkon që Izraeli të lirojë të burgosurin palestinez të profilit të lartë Marwan Barghouti në mes të bisedimeve të tensionuara për armëpushimin, raportoi Associated Press.

Si i burgosuri më i njohur i mbajtur nga Izraeli dhe një president i mundshëm i ardhshëm palestinez, liria e Barghoutit është në qendër të negociatave, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Sipas raportimeve, qëllimet e grupit militant palestinez janë të dyfishta – rritja e mbështetjes publike për partinë e tyre dhe njohja e pozicionit të rrallë të Barghoutit si një bashkues mes palestinezëve.

“Hamasi dëshiron t’i tregojë popullit palestinez se ata nuk janë një lëvizje e mbyllur. Ata përfaqësojnë një pjesë të komunitetit shoqëror palestinez. Ata po përpiqen të duken të përgjegjshëm”, kanë thënë nga Ministria Palestineze e Çështjeve të të Burgosurve në Bregun Perëndimor.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *