Emrat e trajnerëve gjermanë që u përfolën për përzgjedhës të Kosovës – cili do të ishte ideal sipas jush?

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa përzgjedhës pas largimit të sllovenit Primoz Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajnerë, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman që të jetë në stolin e Përfaqësueses.

Në muajt e fund janë përmendur disa emra, por ende nuk ka vendim përfundimtar, që sipas kreut të FFK-së, Agim Ademi, në muajin shkurt do të kemi emrin e tri.

“Kemi pasur biseda të shumta, ka pasur shumë kandidatë që kanë shprehur interesim për ta marrë drejtimin e Kosovës. Megjithatë tani jemi në fazën finale dhe së shpejti do të vendoset për trajnerin e ri”.“Po trajneri do të jenë gjermano folës dhe besoj që gjatë këtij muaji vetëm do të bëhet zyrtarizimi i tij. Jemi në fazën finale dhe nuk mund të flas më shumë rreth kësaj teme, por edhe nuk mund të jap një datë se kur do të bëhet prezantimi i tij pasi kjo gjë nuk varet vetëm nga ana jonë”, deklaroi Ademi për Telegrafin.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *