Vrasje e dyfishtë në Kumanovë, një i plagosur

Të paktën tre persona u qëlluan me armë zjarri sot në Kumanovë, ku dy prej tyre vdiqën.

SPB Kumanovë dhe MPB konfirmojnë se ka një ngjarje kaq të përgjakshme dhe njoftojnë se do të dalin me informacione shtesë, përcjellë Klan M.

Sipas informacioneve jozyrtare, fillimisht thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Gabresh, ku një 66-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën dhe dy djemtë e saj, pra nipërit e tij.

63-vjeçarja dhe djali i saj 38-vjeçar kanë vdekur në vend. I plagosuri i tretë është dërguar në spitalin e Kumanovës.

Sulmuesi u arrestua. Informacionet fillestare janë se bëhet fjalë për marrëdhënie të pazgjidhura pasurore-juridike. /tvklan.mk/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *