Rustemi: Do të ndërtojmë 110 km autostradë të Korridorit 8 dhe 10d

Me modelin e ri të ndërtimit të rrugëve në vit do të ndërtohen nga 23 km autostradë, ndërsa për 4,7 vjet do të ndërtohen 110 km autostradë të Korridorit 8 dhe 10 d, tha drejtori i Ndërmarrjesë Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi i cili së bashku me Kryeministrin e vendit Talat Xhaferri sot në afërsi të Gostivarit inspektuan punimet që zhvillohen për ndërtimin e Korridorit 8 nga ana e konzorciumit Behtel- Enka.

“Për 4,7 vite do të ndërtojmë 110 km autostradë që është model i ri nëpërmjet të së cilës  ne e ndryshuam modelin e ndërtimit. Modeli i vjetër ishte 5,3 km autostradë ndërsa me modelin e ri do të ndërtojmë 23 km autostradë në vit”, tha Rustemi në fjalën e tij para mediave./

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *