Escobar: Vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit – i vështirë, por i domosdoshëm

Emisari amerikan, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit, ishte një hap i domosdoshëm.

“Vendimi i sotëm për Manastirin ishte hap i domosdoshëm i vështirë, dhe falënderoj institucionet për këtë hap”, tha Escobar.

Ai tutje tha se me Osmanin kanë diskutuar edhe për çështjen e sigurisë derisa tha se SHBA mbetet e shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit.

“Jemi të shqetësuar për ngjarjet e 24 shtatorit dhe ftojmë Serbinë që të gjithë ata që janë përgjegjës ti vënë para drejtësisë. Të dyja palët duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të marrëveshjeve”, tha Escobar.

Escobar pas takimit me Osmanin do të zhvillojë takime me liderët e partive opozitare në Kosovë. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *