Mulliri 400 vjeçar një atraksion turistik ku  një kafe turke e pini vetëm për 1 euro

Mulliri në fshatin Kamjan 8 km larg Tetovës, i  vendosur rrëzë malit Sharr në një pozitë shumë tërheqëse ku zhurma  ujit dhe freskia e pemëve të bën të ndihesh shumë i qetë. Ka shumë turistë që qëndrojnë brenda në mulli për  të dëgjuar zhurmën e ujit dhe gurin që lëviz si rezultat i fuqisë së ujit.

Ky Mulli është  një atraksion turistik që për çdo ditë po vizitohet nga shumë njerëz.  I ndërtuar para 400 viteve me gurë  që lëviz me fuqinë e ujit. Iremja një grua 70 vjeçare na rrëfente se për çdo ditë kemi vizitorë të shumtë jo vetëm nga Maqedonia e Veriut, por edhe nga shumë vende tjera.  Të shtunën kishim turistë nga Kosova dhe dy nga Koçani të cilët i kam shërbyer me kafe turke.  Jemi gjenerata e tetë që e mbajmë këtë mulli ku bëjmë bluarjen e misrit dhe punojmë me (ojem) pra për 100 kg si kompensim  marrim vetëm 5 kg.   Kërkesat e turistëve janë të mëdha, por  kapaciteti jonë momentalisht është i limituar si rezultat i mungesës së mjeteve financiare. 

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *