Organizata” Renesansa” pjesëmarrëse në konferencën përfundimtare të projektit – Platforma e Investimeve në Komunitet

Organizata” Renesansa” në konferencën përfundimtare të projektit – Platforma e Investimeve në Komunitet, prezantoi projektin “ përforcimi i kapaciteteve sipërmarrëse tek të rinjtë dhe gratë përmes partneriteteve lokale”,  projekt i cili u mbështet nga Community Investment Platform – CIP / Platforma për Investim në Komunitet dhe Fondacioni Albiz. Konferenca përfundimtare dhe panel diskutimi për projektin e Platformës së Investimeve në Komunitet, që shënoi edhe përfundimin e projektit të 14 organizatave përfshi dhe organizatën “Renesansa”, u zhvillua më 17 Prill 2024, në Hotel Marriot në Shkup ku në panel diskutim u trajtuan tema mbi fuqizimin e komuniteteve lokale për zhvillimin socio-ekonomik si dhe ndarjen e praktikave më të mira për rritjen komunitare.

Vlerësimi i përgjithshëm i pjesëmarrësve përfshi dhe përfaqësuesin e zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup, ishin mjaft pozitive pasi edhe rezultatet e projektit janë të dukshme dhe mjaft të rëndësishme për komunitetet në zonat rurale dhe bizneset lokale me theks të veçantë të rinjtë dhe gratë. Në organizatën Renesansa, janë trajnuar mbi 30 të rinjtë dhe gra të cilët janë aftësuar dhe trajnuar jo vetëm për të hapur biznese, por edhe për të implementuar idetë dhe planet e tyre.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *