Çelësi për Presidentin shqiptare ne Maqedoninë e Veriut

Opinion: Daut Emini

Nëse shqiptaret kane thyer tashmë akullin në pozitat e larta drejtuese te Shtetit, padyshim se nuk mund të kete pengesa për zgjedhjen e nje Presidenti shqiptare dhe keshtu, pas Kryetarit te Kuvendit dhe Kryeministrit, mund te zgjidhet edhe Presidenti shqiptare! Padyshim, nese shihen numrat, nuk do kishin as Kryetar kuvendi, aq më pak Kryeministër shqiptare, por, ashtu siç u zgjodhen Kryetari kuvendit dhe Kryeministri shqiptare, me marreveshje bashkëqeverisëse, mund te zgjidhet edhe Presidenti shqiptare. Nese ka vullnet te blloku maqedonas edhe kjo pozite e larte e kupolles se shtetit mund te drejtohet nga një shqiptare! Edhe ashtu do ishte korrekte njëra nga tre postet e kupolles shteterore te ishte shqiptare.

Ja çelësi i Presidentit shqiptare ne Maqedoninë e Veriut

Te gjitha sondazhet tregojne se VMRO-DPMNE e ka shumicen apsolute te votuesve në bllokun maqedonas. Nëse VMRO eshte serioze kur thot se qeverinë do e formon me Bllokun e opozites shqiptare dhe se koha eshte qe BDI te shkon ne opozite, atehere duhet te kete një marrëveshje parimore me Bllokun opozitarë shqiptarë qe të propozojnë kandidatin për president që do votohej edhe nga VMRO! Kandidati i presidentit shqiptarë nga Blloku opozitarë, i përkrahur nga VMRO, do ishte fitues apsolut ne zgjedhjet presidenciale. Në ketë mënyre, VMRO dhe Blloku opoziar shqiptarë do kishin pushtetin apsolut në Maqedoninë e Veriut dhe në kete mënyrë do plotesohej vullneti tyre për te pasur nje partner te ri në qeverisje, por dhe përfundimisht BDI do te përfundonte në opozitë pas më shumë se dy dekada!

Një qeverisje e reformuar me kupollë te ballancuar në qeverisjen e Maqedonisë se Veriut do hapte të gjitha shtigjet për integrim të shpejtë te vendit ne BE. de

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *